Ballina Showbiz Kavajë, restaurohet kulla 200-vjeçare e sahatit

Kavajë, restaurohet kulla 200-vjeçare e sahatit

Kulla e sahatit në qytetin e Kavajës, e ndërtuar që në shek. XIX dhe e shpallur monument kulture në vitin 1948, është restauruar plotësisht, duke u shndërruar kështu edhe në një qendër muzeale të vizitueshme nga publiku. Restaurimi u mundësua nga projekti i hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, zbatimi i të cilit u konkretizua me fondet e vëna në dispozicion nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit.

Kulla e sahatit u ndërtua në shek. XIX, në sheshin e pazarit në pjesën mbi kodër në pikën më të lartë të qytetit. Kulla është pjesë e një ansambli muzeal, pasi ajo rrethohet nga xhamia dhe në pjesën e poshtme nga pazari i vjetër. Kjo kullë shquhet për vlerat arkitektonike dhe dekoracionin e saj të veçantë që krijojnë grurët e bardhë të ndërthurur me ato jeshil.