Ballina Aktualitet Kavajë, qytetarët mbështesin studentët në protestën e tyre (VIDEO)

Kavajë, qytetarët mbështesin studentët në protestën e tyre (VIDEO)

Qytetarët e Kavajës shprehen në mbështetje të plotë të kërkesave të studentëve, të cilët që prej gjashtë ditësh tashmë protestojnë për kushte më të mira studimi dhe jetese. Ata shprehen se studentët duhet të tregohen të vendosur në rrugën që kanë nisur, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.

Protesta masive e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të gjashtë. Studentët kërkojnë uljen dhe pagesën me këste të tarifës vjetore të studimit, heqjen e tarifës së provimeve të mbartura, përmirësimin e kushteve në konvikte, pajisjen e tyre me kartën e studentit, pjesëmarrjen e përfaqsuesve të këshillave studentorë në bordet e administrimit të universiteteve, shtimin e fondeve për kërkimin shkencor etj.