Ballina Aktualitet Kavajë, qytetarët bllokojnë rrugën, protestë kundër qeverisjes së korruptuar (VIDEO)

Kavajë, qytetarët bllokojnë rrugën, protestë kundër qeverisjes së korruptuar (VIDEO)

Qytetarët kavajas kanë dalë sot në protestë duke protestuar kundra qeverisë së korruptuar. Me pankarta nëpër duar qytetarët kanë bllokuar për rreth një ore autostradën Kavajë-Rrogozhinë.

Në mbështëtje të kësaj proteste qytetare ishin edhe deputetja demokrate, Oriola Pampuri, si edhe vetë kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja.

Me thirrjet e tyre kundër qeverisë, qytetarët shprehën hapur pakënaqësinë dhe zhgënjimin për gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë.

Në vigjilje të protestës së madhe të opozitës më 16 shkurt në Tiranë, qytetarët kavajas kanë vënë në dukje mbështetjen e tyre për lëvizjen e bashkuar të forcave politike opozitare. Kjo është e disata protestë, ku kavaja tregon qëndrimin e vet ndaj mënyrës së deritanishme të qeverisjes.