Ballina LAJME Kavajë, punimet për rikonstruksionin e rrugës tek shëtitorja e dytë e qytetit...

Kavajë, punimet për rikonstruksionin e rrugës tek shëtitorja e dytë e qytetit (VIDEO)

Bashkia e Kavajës ka nisur rikonstruksionin e rrugës dhe shëtitores së dytë të qytetit. Prej kohësh, kjo rrugë ishte e amortizuar dhe krijonte vështirësi për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Përveç rregullimit të saj, përgjatë kësaj rruge është kryer edhe vendosja e tubacioneve të ujrave të bardha e të zeza. Për të lehtësuar punimet, qarkullimi i automjeteve është devijuar pjesërisht në akset e tjera rrugore të qytetit.

Pranë Bashkisë së Kavajës mësohet se afati i punimeve është gjashtë muaj, ndërsa shuma e investimit për këtë projekt kap vlerën prej rreth 85 milion lekëve.

Rikonstruksioni dhe asfaltimi i kësaj rruge pritet të përfundojë brenda afatit, ndërkohë që banorët shprehen të kënaqur pasi do t’u sjellë lehtësi në lëvizjen e tyre. Njëkohësisht, rruga dhe shëtitorja e re do t’i ofrojë qytetit një mundësi tjetër zhvillimi dhe zgjerimi.