Ballina Aktualitet Kavajë, provimet kombëtare të arsimit bazë, zhvillohet provimi i matematikës, fillon pritja...

Kavajë, provimet kombëtare të arsimit bazë, zhvillohet provimi i matematikës, fillon pritja e rezultateve (VIDEO)

Është mbyllur sot seria e provimeve kombëtare të arsimit bazë dhe tani, nxënësit e klasave të nënta presin shpalljen e rezultateve. Nxënësit e klasave të nënta të shkollave të qytetit të Kavajës, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin, kanë zhvilluar sot provimin e fundit, atë të matematikës.

Më herët, ata kanë dhënë edhe provimin e gjuhës së huaj dhe të Gjuhës Shqipe.

Provimi i matematikës përfshinte tema nga kurrikula e zhvilluar që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, ndërkohë që teza përmbante pyetje nga gjeometria, algjebra dhe statistika.

Korrigjimi i përgjigjeve të dhëna nga nxënësit do të bëhet duke i krahasuar ato me përgjigjet standard, të hartuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Pas daljes së rezultateve, nxënësit që do të përfundojnë me sukses arsimin bazë mund të vijojnë regjistrimin në shkollat e ndryshme të arsimit të mesëm.