Ballina Aktualitet Kavajë, provimet kombëtare të arsimit bazë, nxënësit e klasave të nënta zhvillojnë...

Kavajë, provimet kombëtare të arsimit bazë, nxënësit e klasave të nënta zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe (VIDEO)

Nxënësit e klasave të nënta të shkollave të qytetit të Kavajës, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin, kanë zhvilluar sot provimin e Gjuhës Shqipe, i dyti në radhë në serinë e provimeve kombëtare të arsimit bazë.

Provimi përbëhej nga pyetje me alternativa, pyetje me kombinime dhe me përzgjedhje, pyetje subjektive me përgjigje të kufizuar dhe nga pyetje subjektive me përgjigje të zgjeruar.

Nxënësit e klasave të nënta e zhvilluan këtë provim në shkollat ku ata kanë mësuar.

Ashtu si provimi i parë, ai i gjuhës së huaj, edhe ky provim u zhvillua vetëm me shkrim dhe korrigjimi i përgjigjeve do të bëhet duke i krahasuar ato me përgjigjet standard, të hartuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Tani, nxënësit e klasave të nënta presin 21 qershorin, kur do të zhvillojnë edhe provimin e fundit, atë të matematikës.