Ballina Aktualitet Kavajë, provimet kombëtare të arsimit bazë, nis sot rrugëtimi i nxënësve të...

Kavajë, provimet kombëtare të arsimit bazë, nis sot rrugëtimi i nxënësve të klasave të nënta (VIDEO)

Është zhvilluar sot provimi i gjuhës së huaj, që është edhe provimi i parë i provimeve kombëtare të arsimit bazë, të cilat shënojnë edhe përfundimin e arsimit të detyrueshëm. Krahas gjuhës së huaj, më 18 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe, më 21 qershor, zhvillohet edhe provimi i fundit, ai i matematikës.

Nxënësit e klasave të nënta do t’i zhvillojnë provimet në shkollat ku kanë mësuar.

Në qytetin e Kavajës, që në mëngjes, qindra nxënës iu drejtuan shkollave, të cilat kishin marrë masat e nevojshme për organizimin e provimeve.

Si provimi i gjuhës së huaj, ashtu edhe dy provimet e tjera do të jenë vetëm me shkrim dhe korrigjimi i përgjigjeve do të bëhet duke i krahasuar ato me përgjigjet standard, të hartuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Në të gjithë vendin, më shumë se 35 mijë nxënës janë regjistruar për të dhënë provimet kombëtare të arsimit bazë.