Ballina Aktualitet Kavajë, protestë kundër varfërisë për të dytën ditë radhazi (VIDEO)

Kavajë, protestë kundër varfërisë për të dytën ditë radhazi (VIDEO)

Kavaja ka dalë sot përsëri në rrugë, në përgjigje edhe të lëvizjes mbarëqytetare për të protestuar kundër taksave të larta, çmimit të lartë të naftës dhe varfërisë që mbijeton kudo në vend. Mungesa e shpresës për një të ardhme më të mirë ka detyruar kavajasit që pakënaqësitë e tyre për politikat e qeverisë t’i shprehin me veprime, duke bllokuar edhe rrugën Kavajë-Rrogozhinë.

Në këtë mënyrë, qytetarët e Kavajës i janë bashkuar sot protestave të ngjashme në të gjithë vendin, protesta këto që kishin një qëllim të vetëm: të dëshmonin reagimin mbarëpopullor ndaj qeverisë për gjendjen ku e ka katandisur vendin.