Ballina Aktualitet Kavajë, nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës së Vorrozenit (VIDEO)

Kavajë, nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës së Vorrozenit (VIDEO)

Bashkia e Kavajës ka nisur punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës hyrëse në fshatin Vorrozen, një rrugë kjo shumë problematike, në të cilën nuk ishte investuar prej më shumë se 10 vitesh.

Kryebashkiaku Isa Sakja, gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë, u shpreh se projektet e Bashkisë së Kavajës do të shtrihen në të gjitha njësitë e tjera administrative. Krahas rrugës së fshatit Vorrozen, punimet për rehabilitimin e infrastrukturës publike kanë nisur edhe në Golem, Synej, Bago, Luz të Vogël etj.

Rikonstruksioni i rrugës së fshatit Vorrozen është dule u kryer me fondet e buxhetit vendor të vetë Bashkisë së Kavajës.

Bashkia e Kavajës, me një popullsi rezidente prej afro 41 mijë banorësh, ka një shtrirje të gjerë gjeografike, ku përfshihen pesë njësi administrative, të formuara nga qyteti i Kavajës dhe 32 fshatra.

Për këtë arsye, buxheti i Bashkisë së Kavajës është shpërndarë në të gjithë territorin, për të realizuar projekte që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së gjithë banorëve.