Ballina Aktualitet Kavajë, ndihma për besimtarët myslimanë në vigjilje të muajit të Ramazanit (VIDEO)

Kavajë, ndihma për besimtarët myslimanë në vigjilje të muajit të Ramazanit (VIDEO)

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga fillimi i muajit të Ramazanit, muaj gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjerojnë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me ndihmën e Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka ndarë ndihma të ndryshme materiale dhe ushqimore për më shumë se 400 familje në zonën e Kavajës.

Shpërndarja e ndihmave u krye në mjediset e Medresesë “H. Ali Korça” në Kavajë, ku të pranishëm, krahas myftiut të Kavajës, Besnik Leçini, ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë, përveç se agjërojnë, shtojnë lutjet dhe devotshmërinë tyre ndaj Zotit, dhe padyshim që shtojnë edhe përpjekjet për të ndihmuar familjet më në nevojë. Në këtë drejtim, duke bashkëpunuar me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të ndihmojë më shumë se 7 300 familje në mbarë vendin.