Ballina Aktualitet Kavajë, miratohet fondi për ndihmën ekonomike, përfitojnë 47 familje (VIDEO)

Kavajë, miratohet fondi për ndihmën ekonomike, përfitojnë 47 familje (VIDEO)

Këshilli i Bashkisë së Kavajës, në mbledhjen e tij të fundit, ka miratuar fondin përkatës dhe listën e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Në bazë të kuadrit ligjor në fuqi, administratorët e njësive administrative pranojnë aplikimet dhe, duke iu referuar kushteve që duhen plotësuar, hartojnë listat e familjeve në nevojë. Më pas, administrata e Bashkisë së Kavajës konsolidon listat dhe, duke marrë në konsideratë edhe fondet në dispozicion, përcakton shumën që secila familje përfiton. Kjo është një procedurë që përsëritet çdo muaj, pasi ka raste kur familjet nuk i plotësojnë më kushtet dhe dalin nga skema e ndihmës ekonomike.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Bashkisë së Kavajës ka miratuar fondin prej afro 127 mijë lekë, fond ky që do të përdoret për të ndihmuar 47 familje të ndryshme. Shumat që familjet në nevojë përfitojnë variojnë nga 1 800 lekë deri në rreth 48 000 lekë.

Fondi dhe lista e familjeve në nevojë të miratuara në këtë mbledhje të Këshillit të Bashkisë së Kavajës i përkiste muajit Janar.