Ballina Aktualitet Kavajë, ministrja Spiropali pranë familjes së të miturës

Kavajë, ministrja Spiropali pranë familjes së të miturës

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook takimin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me familjen e vajzës së mitur në Kavajë që ra pre e përdhunimit nga disa djem të tjerë po minorenë.

“Ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali, viziton familjarët e vajzës së mitur në Kavajë. Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës,” – shkruan Kryeministri në postimin e tij.

Ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali, viziton familjarët e vajzës së mitur në Kavajë.Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës.

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 8. Februar 2019

Babai i 13-vjeçares ka folur për rastin dhe tha se vajza ka marrë trajtim nga psikologët dhe se do i qëndrojë vajzës pranë. Por ai i ka bërë apel mediave të mos flasin më për vajzën e tij dhe ai të ketë mundësi të përballojë ngjarjen i vetëm dhe me njerëzit e tij.

Ndërsa Spiropali ka theksuar më tej se me porosi të Kryeministrit vajza do mbështetet për shkollimin kudo që të dëshirojë të vazhdojë studimet.