Ballina Aktualitet Kavajë, kryebashkiaku Sakja ndez pemën e Vitit të Ri dhe hap sezonin...

Kavajë, kryebashkiaku Sakja ndez pemën e Vitit të Ri dhe hap sezonin e festave (VIDEO)

Teksa, në mënyrë simbolike, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, ka ndezur pemën tradicionale të Vitit të Ri, ai ka hapur njëkohësisht edhe sezonin e aktiviteteve me rastin e festave të fundvitit. Ai u ka uruar gjithë qytetarëve të Kavajës që t’i kalojnë gëzuar festat, ndërkohë që ka premtuar se, deri në natën e ndërrimit të viteve, në qytet do të ketë aktivitete të njëpasnjëshme kulturore dhe artistike.

“Me këtë rast, dua t’i uroj festat gjithë qytetarëve kavajas,” – ka thënë kryebashkiaku Sakja, duke shtuar se “këtë vit Bashkia e Kavajës ka marrë masë që atmosfera e festave të jetë edhe më e bukur se vitet e kaluara.”

Këtë vit, Bashkia e Kavajës, krahas zbukurimit dhe ndriçimit të qytetit, ka hartuar edhe një program shumë më të pasur kulturor, me qëllim që qyteti t’i përjetojë sa më bukur dhe gëzueshëm festat e fundvitit.