Ballina KULTURË Kavajë, koncert me rastin e Festave të Nëntorit nga fëmijët e kopshteve...

Kavajë, koncert me rastin e Festave të Nëntorit nga fëmijët e kopshteve të qytetit (video)

Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, në Qëndrën Kulturore të Kavajës u organizua aktiviteti festiv me fëmijët e vegjël, të cilët luajtën rolin kryesor në këtë eveniment.

Pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin fëmijët e kopshteve “Hap pas Hapi”, “Mehmet Babamusta” dhe “Fiqiri Kurti.” Koncerti nisi me himnin e flamurit dhe më pas u hap me një performancë nga fëmijët e kopshtit “Hap Pas Hapi”.

Më pas, aktiviteti vijoi me kërcime dhe recitime të kopshteve të tjera.

Drejtori i Zyrës Arsimore të Kavajës, Eris Xhihani, me këtë rast theksoi se aktivitete të tilla i shërbejnë edukimit të brezit të ardhshëm me historinë e vendit.

Bashkia e Kavajës dhe institucionet arsimore dhe kulturore në varësi të saj, me rastin e Festave të Nëntorit kanë organizuar edhe mjaft aktivitete të tjera të kësaj natyre.