Ballina LAJME Kavajë, Këshilli Bashkiak miraton kompensimin e energjisë dhe ndihmën ekonomike

Kavajë, Këshilli Bashkiak miraton kompensimin e energjisë dhe ndihmën ekonomike

Këshilli Bashkiak i Kavajës ka miratuar fondin dhe listën emërore të familjeve që do të përfitojnë ndihmë ekonomike për muajin Dhjetor. Njëkohësisht, këshilltarët kanë miratuar edhe familjes që përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike.

Këshilli Bashkiak i Kavajës ka 31 anëtarë dhe sot, pas konstatimit se në sallë gjendeshin më shumë se sa gjysma e tyre, kryetari Ramazan Cara hapi mbledhjen, duke vijuar me rendin e ditës, që në fakt ishte i përqëndruar thuajse tërësisht tek ndihma ekonomike.

Këshilli Bashkiak është i detyruar që çdo muaj të miratojë shpërndarjen e ndihmës ekonomike sipas fondit dhe listës së familjeve, të cilat plotësojnë kushtet e Shërbimit Social Shtetëror. Njëkohësisht, këshilltarët kanë miratuar edhe familjet që ishin përfshirë në listën e përfituesve të kompensimit për çmimin e energjisë elektrike.

Këshilli Bashkiak i Kavajës e ka zhvilluar këtë mbledhje para përfundimit të vitit, me qëllim që familjet në nevojë të kenë mundësi ta tërheqin ndihmën ekonomike para periudhës së festave.