Ballina LAJME Kavajë, kampionat shahu për nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Kavajë, kampionat shahu për nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Qendra Kulturore e Fëmijëve e Kavajës organizoi kampionatin e shahut mes nxënësve të shkollave 9-vjeçare, për djem dhe vajza. Për klasat e IX, fitues i vendit të parë për djem doli Andi Dedej nga shkolla 9-vjeçare e Golemit, ndërkohë që edhe vendi i parë për vajza i shkoi së njëjtës shkollë, ku fituese rezultoi nxënësja Fjoralba Troplini. Fitues i vendit të parë për djem, për klasat e VIII, doli Rifat Çuka i shkollës 9-vjeçare “Mehmet Babamusta” në Kavajë.

Kampionati i shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë së Kavajës u organizua nën kujdesin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, me ndihmën edhe të mësuesve të edukimit fizik të të gjitha shkollave të njësisë administrative. Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetra nxënës, djem dhe vajza, të apasionuar pas shahut.

Nxënësit treguan përkushtimin dhe aftësitë e tyre në këtë sport të mendjes, në një aktivitet që zgjati thuajse katër orë. Në fund, fituesit për djem dhe vajza dolën nga shkolla 9-vjeçare e Golemit, respektivisht Andi Dedej dhe Fjoralba Troplini. Vendet e dyta dhe të treta u fituan nga nxënës të ndryshëm të shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”, të shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, të shkollës 9-vjeçare “Fiqiri Kurti”, të shkollës 9-vjeçare të Synejit etj.