Ballina Aktualitet Kavajë, jeta në varfëri ekstreme, familja në mëshirë të bashkëfshatarëve (VIDEO)

Kavajë, jeta në varfëri ekstreme, familja në mëshirë të bashkëfshatarëve (VIDEO)

Kushtet në të cilat jeton një familje e harruar në fshatin Gjinaj, të njësisë administrative Helmës në Bashkinë e Kavajës, janë më të vërtetë të paimagjinueshme. Nënë Rifatja jeton e vetme, me të sëmurë në shtëpi dhe thuajse pa asnjë lloj ndihme.

Vetvetiu, në mendje të vjen pasqyrimi i mjerimit në vargjet e Nolit apo të Migjenit. Ndonëse ata kanë shkruar për kohë tashmë të largëta, këtu, në shtëpinë e nënë Rifates, duke se koha nuk ka ecur aspak. Ajo çfarë shohim është pikërisht ajo çfarë shihte edhe Migjeni:

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme

E përpos këtij mjerimi, ndihma thuajse mungon. Jo më kot, filozofi Thomas Hobbes do të thoshte: “Njeriu për njeriun ujk është.” Kështu ka qenë gjithmonë, edhe kështu do të jetë. Njeriu për njeriun ujk është.

Por, pikërisht duke ditur këtë, njeriu ka zgjedhur të jetojë në shoqëri dhe të krijojë institucione. Ndoshta jo të gjithë do të jetojnë njëlloj, por institucionet ekzistojnë pikërisht për të parandaluar këtë realitet migjenian. Kjo familje jeton me ndihmën e bashkëfshatarëve dhe të atyre që mundohen të tregojnë sadopak solidaritet. Por, kjo nuk mjafton.