Kavajë/Italiani i martuar me shqiptaren gjendet i pajetë në banesën e tij, ja amaneti fundit

85

Një shtetas italian, banues në lagjen nr. 2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati, i martuar prej më shumë se 20 vitesh me një grua shqiptare është gjendur i pajetë në banesë.

Ai kishte humbur kontaktet telefonike me të afërmit e tij që në 8 të mëngjesit. Burri është identifikuar si Giuseppe Clemente, 70 vjeç.

70 vjeçari kishte probleme të shumta shëndetësore dhe dyshohet të ketë vdekur për shkak të një sulmi në zemër. I moshuari italian e kishte lënë amanet të varrosej në Shqipëri.

Viktimë mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën. Megjithatë trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës, pasi është nënshtetas i huaj.