Ballina Aktualitet Kavajë, iftar në sheshin qendror të qytetit për besimtarët agjërues (VIDEO)

Kavajë, iftar në sheshin qendror të qytetit për besimtarët agjërues (VIDEO)

Më shumë se 1 600 besimtarë agjërues janë bërë bashkë në iftarin tradicional, që Bashkia dhe Myftinia e Kavajës organizojnë në sheshin qendror të qytetit. Pjesë e organizimit, ashtu si vitin e kaluar, u bë edhe Qatar Charity, një organizatë bamirëse humanitare, e cila në Kavajë zhvillon disa projekte në ndihmë të familjeve në nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, në përshëndetjen e tij, krahas falenderimeve të rastit, theksoi edhe nevojën për të ndihmuar ata nuk kanë, nevojën për një shoqëri më solidare.

Besimtarët e shumtë, të mbledhur në këtë iftar tradicional, teksa prisin orën e caktuar, luteshin që muaji i Ramazanit të sjellë më tepër paqe e begati mes njerëzve.