Ballina Aktualitet Kavajë, hapet sezoni turistik, Diamma Resort prezanton ofertën për mikpritjen e pushuesve...

Kavajë, hapet sezoni turistik, Diamma Resort prezanton ofertën për mikpritjen e pushuesve (VIDEO)

Zona bregdetare e Kavajës, me anë të një ceremonie të bukur festive, ka hapur zyrtarisht sezonin turistik të këtij viti, duke lajmëruar kështu si gadishmërinë e vet për mirëpritur pushuesit e shumtë, ashtu edhe premtimin se ata do të kalojnë ditë paharrueshme në plazhet dhe njësitë e shumta akomoduese të zonës.

Pjesë e rëndësishme e ceremonisë ishte edhe Panairi i Turizmit, ku ra në sy pjesëmarrja e Diamma Resort, një prej qendrave më të njohura të pushimit dhe argëtimit në rajon, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve të shumtë.

Diamma Resort ofron për pushuesit një gamë të gjerë shërbimesh, që nga akodomodimi në hotel apo në vilat luksoze deri tek restoranti me një menu të pasur të kuzhinës tradicionale dhe evropiane, pa harruar këtu shërbimet e tjera, si: pishina, bari, këndi i lojrave për fëmijë etj. Të gjitha këto, nën freskinë e hijes së pishave dhe bukurisë së plazhit të pastër.

Në këtë mënyrë, teksa ka qenë pjesë e këtij panairi turizmi, Diamma Resort ka dëshmuar edhe nëj herë se është mishërimi i traditave tona më të mira të mikpritjes dhe shërbimit.

Nën tingujt e muzikës dhe të ftuarve të shumtë në plazhin e Golemit, hapjen e sezonit turistik e përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, i cili theksoi masat e marra që turistët, vendas e të huaj, t’i kalojnë sa më bukur dhe mirë pushimet e tyre.

Kavaja ka një vijë bredetare të gjatë dhe tepër të frekuentuar nga turistët, që vitet e fundit janë gjithnjë në rritje, një vijë bregdetare kjo që përfshin plazhet e Malit të Robit, të Golemit, plazhin e Gjeneralit, të Qerretit, të Karpënit etj.