Ballina Aktualitet Kavajë, sot hapet sezoni turistik, bregdeti gati për të pritur pushuesit

Kavajë, sot hapet sezoni turistik, bregdeti gati për të pritur pushuesit

Bashkia e Kavajës hap sot sezonin turstik, me anë të organizimit të një ceremonie festive në plazhin e Golemit. Pjesë e koncertit festiv do të jetë edhe Panairi i Turizmit, ku hotelet, resortet turistikë dhe bar-restorantet e shumtë të bregdetit të Kavajës do të prezantojnë shërbimet dhe prodhimet e tyre.

Kryebashkiaku kavajas Isa Sakja, nën kujdesin e të cilit do të zhvillohet i gjithë aktiviteti, do të njoftojë edhe hapjen zyrtare të sezonit turstik. Aktiviteti festik do të përfshijë këngëtarët më në zë, si Era Rusi, Eranda Libohova, Tiri Gjoci, Ansambli Folklorik “Besa” etj.

Kavaja ka një vijë bredetare të gjatë dhe tepër të frekuentuar nga turistët, që janë gjithnjë në rritje, vijë bregdetare kjo që përfshin plazhet e Malit të Robit, atë të Golemit, plazhin e Gjeneralit, të Qerretit, të Karpënit, plazhin e Carinës etj.

Gjatë këtij viti, Bashkia e Kavajës ka rikonstruktuar një numër rrugësh, të cilat shkojnë drejt plazheve, siç janë rrugët e Golemit, Synejit apo edhe rruga e Qerretit, e cila pritet të përfundojë së shpejti. Këto ndërhyrje do të përmirësojnë edhe më tepër gamën e përgjithshme të imazhit dhe shërbimeve të turizmit në bregdetin e Kavajës.