Ballina Aktualitet Kavajë, gripi “pushton” qytetin, mjekët bëjnë apel për kujdes nga i ftohti...

Kavajë, gripi “pushton” qytetin, mjekët bëjnë apel për kujdes nga i ftohti (VIDEO)

Gjatë ditëve të fundit, numri i personave me simptoma gripale të paraqitur pranë Spitalit të Kavajës vijon të shënojë rritje të vazhdueshme. Më të prekurit janë kryesisht fëmijët dhe mosha e tretë mbi 60 vjeç. Sipas mjekëve të Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Kavajës, gjendja gripale që ka përfshirë thuajse të gjithë vendin është e pranishme edhe në qytet.

Mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur gripi ka kaluar në pneunomi.

Për të shmangur çdo komplikacion më të rëndë të gripit, këshillohet që fëmijët dhe mosha e tretë të qëndrojnë kryesisht në mjedise të mbyllura dhe të ngrohta, për të mos rënë në kontakt me virozat që qarkullojnë rëndom në këtë stinë të vitit.

Megjithatë, deri tani, në Kavajë nuk ka pasur raste të gripit të derrit apo të pranisë së viruseve të tjerë të rrezikshëm.