Ballina Kronikë Kavajë/Futen në banesë për të vjedhur, ja si e pësuan 2 të...

Kavajë/Futen në banesë për të vjedhur, ja si e pësuan 2 të rinjtë

Policia e Kavajës ka kapur “mat” dy shtetas, të cilët po tentonin të vidhnin një banesë gjatë mëngjesit të sotëm.

 

 

Sipas uniformave blu, në pranga kanë përfunduar shtetasit e identifikuar me iniciale N.,R 33 vjeç, A.H.,37 vjeç, të dy banues në  Kavajë. Ata dyshohen se janë autorë të katër vjedhjeve të mëparshme, ngjarje këto që janë dokumentuar dhe priten veprimet e mëtejshme.

 

 

 


 

 

Njoftimi i policisë:

“Operacion për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për  kapjen dhe arrestimin e autorëve. Finalizohet operacioni policor i koduar  “Vëzhgimi”. Kapen në flagrancë në banesë  dy shtetas në tentativë për të vjedhur . Shtetasit e arrestuar të dënuar më parë  për vjedhje. Zbardhen dhe 4 (katër) vjedhje të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.   Sekuestrohen edhe disa doza lëndë narkotike që  njëri prej autorëve i kishte në automjetin me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.

 


 

 

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve , zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen  dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për dy shtetas që dyshoheshin se kryenin vjedhje të banesave dhe lokaleve në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim dy shtetasit e dyshuar.

 

 

Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim nga shërbimet policore u bë e mundur që gjatë operacionit të koduar “Vëzhgimi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm,  të kapeshin në flagrancë në banesën e shtetasit A.M, ku kishin hyrë për të vjedhur shtetasit:

 

 

 

 

N.,R 33 vjeç, banues në Kavajë dhe A.H.,37 vjeç banues po në Kavajë, të dënuar më parë për “Vjedhje”. Shtetasit A.H gjatë kontrollit të ushtruar  në automjet ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël  lëndë narkotike e ndarë në doza.

 

 

 

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të banesave të  ndodhura gjatë muajit prill në Kavajë , ku kanë vjedhur televizorë, orendi shtëpiake, bizhuteri e sende të tjera.

 

 

 

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.