Ballina KULTURË Kavajë, Festivali i XVIII i Këngës për Fëmijë, çmimin e parë e...

Kavajë, Festivali i XVIII i Këngës për Fëmijë, çmimin e parë e fiton Era Okshtuni (VIDEO)

Për dy netë me radhë, skena e Pallatit të Kulturës “Kavaljon”, në qytetin e Kavajës, ka mirëpritur Festivalin e XVIII të Këngës për Fëmijë. Dhjetra këngëtarë të vegjël janë ngjitur në skenë, në këtë konkurs të zërave të rinj, duke rrëmbyer duartrokitjet e spektatorëve në shumtë, të pranishëm në sallë.

Në këtë mënyrë, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Kavajë ka ruajtur traditën e mirë të organizimit të këtij evenimenti të veçantë të këngës për fëmijë. Juria e festivalit, e përbërë Hygerta Sako, Gentian Jaupaj, Albi Lushi dhe fituesja e edicionit të parë të këtij konkursi, Simona Karafili, në fund fund të natës së dytë shpalli edhe këngën fituese.

Çmimi i parë i shkoi këngëtares Era Okshtuni, me këngën “Vendi im”, të kompozuar nga Tiri Gjoci. Vendin e dytë e fitoi Gloria Dulja, me këngën “Fjala si diell zemrën ngroh”, të kompozuar nga Ylli Ramzoti, ndërsa vendin e tretë e ndanë këngëtaret Ines Beçerri, me këngën “Gjyshi im”, të kompozuar nga Kujtim Turku, dhe Enduina Elezi, me këngën “Zhgarravinat”, të kompozuar nga Aleksandër Vezuli.