Ballina Aktualitet Kavajë, festat e fundvitit, koncert festiv i fëmijëve të vegjël

Kavajë, festat e fundvitit, koncert festiv i fëmijëve të vegjël

Salla e Pallatit të Kulturës “Kavaljon” në qytetin e Kavajës ka mirëpritur një koncert të veçantë festiv, organizuar nga artistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Festat e fundvitit kanë mbledhur në skenë dhjetra fëmijë, të cilët kanë performuar këngë e valle të ndryshme.

I pranishëm në këtë organizim të veçantë ishte edhe humoristi Olsi Bylyku, i cili e bëri edhe më gazmore atmosferën në sallë.

Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, nën drejtimin e mësuesve, janë ngjitur në skenë, ndërkohë që në sallë gjendeshin shumë prej prindërve apo edhe të afërmve të tyre. Jo vetëm koncerti, por edhe vetë salla me zbukurimet e shumta, sollën edhe më pranë atmosferën e festës së Vitit të Ri.