Ballina Aktualitet Kavajë, festa e Abetares, hapi i parë në rrugën e gjatë të...

Kavajë, festa e Abetares, hapi i parë në rrugën e gjatë të dijes (VIDEO)

Kaluan ditët, javët dhe muajt, dhe nxënësit e klasës parë, në Shkollën 9-Vjeçare të Qerretit në Kavajë, festojnë tani përfundimin e Abetares. Shkronjë pas shkronje, ata janë tashmë në gjendje të shkruajnë e të lexojnë gjuhën e bukur shqipe.

Me rastin e kësaj ngjarje të veçantë, ata kishin organizuar edhe një festë, e cila tani është kthyer në traditë. Nën drejtimin e mësueses së tyre dhe në prani të prindërve dhe të ftuarve të tjerë, nxënësit e klasës së parë janë bërë pjesë e një programi artistik, me recitime, këngë e valle të ndryshme. Gjithçka kishte për qëllim që të nxirrte në pah atë që fëmijët kishin mësuar në lëndën e Abetares.

Teksa kanë përfunduar Abetaren, duke mësuar të shkruajnë e të lexojnë, këta nxënës të vegjël sapo kanë kaluar pengesën e parë në rrugën e tyre të gjatë të dijes, ata sapo kanë përfunduar klasën e parë të përpjekjes së tyre të vështirë, por edhe shumë të bukur, për arsimim dhe zhvillim.