Ballina Aktualitet Kavajë, dreka festive në Shtëpinë e të Moshuarve (VIDEO)

Kavajë, dreka festive në Shtëpinë e të Moshuarve (VIDEO)

Bashkia e Kavajës dhe punonjësit e Shtëpisë së të Moshuarve, me rastin e festës së Vitit të Ri, përgatitën një drekë festive për të gjithë të moshuarit, të cilët jetojnë në këtë qendër rezidenciale.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, i cili u shpreh se “në këtë ditë, duhet t’u shërbejmë këtyre të moshuarve që dikur kanë qenë mbrojtësit tanë dhe ne duhet të përpiqemi të gjithë nga pak për t’i bërë ata sa më të lumtur.”

Të moshuarit ishin ulur në dhomën e ndenjes, aty ku ata kalojnë pjesën më të madhe të kohës, duke gëzuar të gjithë së bashku. Ata u shprehën se ishin tepër të lumtur për këtë ditë feste që u organizua dhe falenderonin pa masë Bashkinë e Kavajës për kujdesin e treguar.

Padyshim që kjo drekë festive u shoqërua edhe me këngë, valle dhe shkëmbimin e urimeve tradicionale të Vitit të Ri.