Ballina Lajmi i Fundit Kavajë, bie nga mbikalimi automjeti i OSHEE

Kavajë, bie nga mbikalimi automjeti i OSHEE

Një automjet i grupeve të riparimit të defekteve në terren të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rënë nga mbikalimi i autostradës, në hyrje të qytetit të Kavajës. Sipas burimeve në vendngjarje, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima.

Mësohet se automjeti i tipit fuoristradë ishte duke kryer manovrën e kthesës rrethore tek mbikalimi, ndërkohë që ka dalë nga rruga, duke u kthyer përmbys në të tatëpjetën anash saj. Ende nuk është plotësisht e qartë arsyeja që solli daljen e automjetit nga rruga, por gjasat janë që shkak është bërë asfalti i rrëshqitshëm. Gjatë gjithë ditës së sotme, moti është shoqëruar me reshje shiu, duke e bërë të rrezikshëm qarkullimin në rrugë.

Në vendin e aksidentit, mjetet dhe punonjësit e Policisë Rrugore kanë marrë masa për normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë, punonjësit e dëmtuar të OSHEE janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.