Ballina Aktualitet Kavajë, besimtarët myslimanë falin në shesh Bajramin e Fitrit (VIDEO)

Kavajë, besimtarët myslimanë falin në shesh Bajramin e Fitrit (VIDEO)

Mijëra besimtarë myslimanë nga qyteti i Kavajës dhe zonat përreth ishin mbledhur pranë Xhamisë Kubelije, duke mbushur gjithë sheshin qëndror të qytetit, për të falur Bajramin e Fitrit.

Myftiu i Kavajës, Besnik Leçini, ka udhëhequr faljen dhe lutjet drejtuar Zotit në këtë ditë feste për besimtarët, të cilët kurorëzuan me sukses sakrificën e agjërimit të muajit të Ramazanit. Në mesazhin e dhënë, myftiu Leçini theksoi edhe nevojën që gjithësecili të shtojë edhe më tepër përpjekjet për arritjen e një shoqërie sa më të drejtë dhe sa më solidare.

Në këtë festë të shënuar të Bajramit të Fitrit, në emër të besimtarëve myslimanë, Myftinia e Kavajës ka pritur edhe urime të shumta nga qytetarët, drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nga drejtues të institucioneve vendore, përfshirë këtu edhe nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja.