Ballina Aktualitet Kavajë, Bashkia dhe shoqëria civile në ndihmë të fëmijëve talasemikë

Kavajë, Bashkia dhe shoqëria civile në ndihmë të fëmijëve talasemikë

“Dhuro gjak, shpëto një jetë” është motoja me të cilën qytetarët kavajas i janë përgjigjur nismës së shoqatës “3 dhjetori” dhe organizatës “Fundajavë ndryshe: Bamirësia nuk të varfëron”, nismë kjo që është mbështetur edhe nga Bashkia e Kavajës, për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Kryetari i shoqatës “3 dhjetori” ka theksuar rëndësinë e kësaj nisme për të ndihmuar këtë kategori të veçantë pacientësh.

Ndërkohë, sekretari i shoqatës “3 dhjetori” i ka bërë thirrje publikut që t’i bashkohet sa më gjërësisht kësaj nisme humanitare.

Qytetarët kavajas, të cilët dëshironin të dhuronin gjak ishin të shumtë, por mjekët këshillojnë respektimin e disa kritereve shëndetësore.

Një pjesë e dhuruesve vullnetarë të gjakut ishin të rinj, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për këtë nismë.

Nisma “Dhuro gjak, shpëto një jetë” shërbeu si një mesazh dhe thirrje për të gjithë që të bëhen pjesë e kësaj fushate në ndihmë të pacientëve talasemikë.