Ballina LAJME Kavajë, bakllavaja mbetet ëmbëlsira e preferuar në darkën e Vitit të Ri...

Kavajë, bakllavaja mbetet ëmbëlsira e preferuar në darkën e Vitit të Ri (VIDEO)

Darka e Vitit te Ri, një traditë e vjetër kjo për shqiptarët kudo ku ndodhen, nuk mund të quhet e plotë pa praninë e një ëmbëlsire. Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur apo pavarësisht gatimeve të reja që i janë shtuar tavolinave tona, ëmbëlsira vijon të mbetet e ngulitur fort në traditën tonë shumëvjeçare. Teksa pyesim qytetarët kavajas, kuptohet qartë se bakllavaja është ëmbëlsira e tyre e preferuar për natën e ndërrimit të viteve. Duket se, kur bie fjala për ëmbëlsirën, konsensusi është lehtësisht i arritshëm.

Pavarësisht kësaj, ka edhe njerëz që ende nuk e kanë mësuar atë shprehjen e urtë popullore që, sipas vendit, bëhet edhe kuvendi. Bakllavaja nuk i bën aspak përshtypje një prej futbollistëve të huaj të Besës së Kavajës, të cilit nuk i ndahet shpirti nga pilafi.

Nata e Vitit të Ri është festa, të cilën të gjithë e presin me padurim për t’u mbledhur e për të festuar me miqtë dhe të afërmit e tyre më të dashur.