Ballina Aktualitet Kavajë, arrestohet 51-vjeçari, u kap me 27 doza kokainë

Kavajë, arrestohet 51-vjeçari, u kap me 27 doza kokainë

Policia e Shtetit në Kavajë ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi atij iu gjetën lëndë narkotike e llojit kokainë dhe shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat dyshohen se janë fituar nga shpërndarja e lëndës narkotike. Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se shtetasi N. B., 51 vjeç, u arrestua në flagrancë.

Në momentin e arrestimit, personit në fjalë iu gjetën 27 doza kokainë, 740 000 lekë, 1 000 euro, dy aparate celularë dhe një automjet.

Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.