Ballina Aktualitet Kavajë, aksidentohet për vdekje këmbësori

Kavajë, aksidentohet për vdekje këmbësori

Pasditen e sotme një automjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në qytetin e Kavajës.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Prokurorisë, ku mjeti ka përplasur këmbësorin Caush Ballabani 27 vjeç, e nuk ka ndaluar në vendngjarje.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota.