Ballina Aktualitet Kavajë, aksident në rrugën hyrëse të qytetit

Kavajë, aksident në rrugën hyrëse të qytetit

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë, në rrugën kryesore hyrëse të qytetit të Kavajës, aksident që fatmirësisht nuk ka marrë jetë njerëzish. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e Policisë Rrugore, të cilat kanë bllokuar qarkullimin në një pjesë të rrugës, deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Rruga kryesore hyrëse-dalëse e Kavajës shoqërohet nga degëzime të shumta, të cilat shpesh bëhen edhe shkak aksidentesh. Automjetet tentojnë të hyjnë në rrugën kryesore, dhe errësira e natës sjell përplasjen me automjetet e tjera, të cilat lëvizin me shpejtësi. Nga kqyrja e vendit të aksidentit kuptohet se një gjë e tillë ka ndodhur edhe pak çaste më parë.

Automjeti i dëmtuar ka mbetur në mes të rrugës, ndërkohë që drejtuesi ka pësuar dëmtime që nuk cënojnë jetën.