Ballina Aktualitet Kavajë, aksident në autostradë, dy të lënduar

Kavajë, aksident në autostradë, dy të lënduar

Dy autovetura janë përplasur njëra me tjetrën në autostradën Kavajë-Durrës, fare pranë hyrjes së qytetit të Kavajës. Aksidenti ka sjellë lëndimin e dy personave, por pa pasoja të rrezikshme për jetën.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës së sotme.

Në aksident ishin përfshirë dy autovetura, njëra e tipit Volkswagen dhe tjetra e tipit Audi. Punonjësit e Policisë Rrugore janë në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e drejtuesve respektivë. Nga përplasja ka patur dëme të automjeteve dhe lëndime të lehta të dy personave.

Njëkohësisht, deri në largimin e automjeteve të dëmtuara nga rruga, qarkullimi në autostradë është ngadalësuar ndjeshëm.