Ballina Aktualitet Kavajë, akordohen 7,6 milionë lekë, mbillen pemë përgjatë rrugëve të qytetit (VIDEO)

Kavajë, akordohen 7,6 milionë lekë, mbillen pemë përgjatë rrugëve të qytetit (VIDEO)

Bashkia e Kavajës ka akorduar fondin prej 7,6 milionë lekë për gjelbërimin e qytetit, ndërkohë që përgjatë rrugëve ka filluar mbjellja e pemëve. Edhe këtë vit, në buxhetin e saj vendor, Bashkia e Kavajës ka respektuar kushtet e vendosura nga ligja, që një pjesë e investimeve publike të shkojnë për mirëmbajtjen e mjedisit.

Javët e fundit, në bazë të planit të hartuar më herët, në disa nga rrugët e qytetit ka nisur mbjellja e pemëve dekorative. Pemët, përveç se krijojnë një pamje më të bukur për qytetin e Kavajës, ofrojnë edhe një faktor shtesë për përmirësimin e mjedisit. Në kushtet aktuale, mjedisi është shndërruar në një prej elementëve kryesorë që ndikon në cilësinë e jetës së banorëve të një qyteti apo të çdo qendre tjetër të banuar.

Pjesë e projekteve, të cilat janë tashmë duke u zbatuar, janë edhe disa ndërhyrje të tjera në drejtim të përmirësimit të mjedisit, siç është edhe ndërtimi i parkut të ri rekreativ në qytetin e Kavajës. Por, krahas tij, Bashkia e Kavajës është duke realizuar ndërhyrje të ngjashme edhe në Synej, Qerret, etj.