Ballina Aktualitet Kavajë, 60-vjeçari plagoset me armë gjahu

Kavajë, 60-vjeçari plagoset me armë gjahu

Një 60-vjeçar, pronar i një furre buke në qytetin e Kavajës, është plagosur me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pikësisht në mjediset e furrës së bukës.

Autori i plagosjes, shtetasi S. T., 26 vjeç, është ndaluar nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë së Shtetit në Kavajë.

Sipas burimeve zyrtare policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës, në mjediset e furrës së bukës së personit të plagosur. Mësohet se shkak për këtë veprim të shtetasit S. T. është bërë një konflikt pronësie mes tyre.

Shtetasi i plagosur ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.