Ballina Aktualitet Kavajë, 60 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kavajë, 60 pako ushqimore për familjet në nevojë

Muaji i Ramazani ka shtuar ndjenjën e solidaritetit mes njerëzve, veçanërisht në ndihmë të familjeve të varfëra. Nw qytetin e Kavajws, Fondacioni “Mirënjohja” ka shpërndarë 60 pako ushqimore për familjet në nevojë dhe me fëmijë jetimë.

Ky fondacion, i cili vepron në kuadër të ndihmave humanitare që Kuvajti shpërndan, këtë projekt e ka zgjeruar në të gjithë vendin, duke shpërndarë ndihma ushqimore për shtresat vulnerabël.

Në Kavajë, gjatë shpërndarjes së ndihmave, myftiu Besnik Leçini falenderoi përfaqësuesit e Fondacionit “Mirënjohja” për kontributin e dhënë.