Ballina Aktualitet Kavajë, 35 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugicave dhe hapësirave publike (VIDEO)

Kavajë, 35 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugicave dhe hapësirave publike (VIDEO)

Rikualifikimi i hapësirave publike me qëllim përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve është një prej objektivave kryesore të Bashkisë së Kavajës. Në këtë drejtim, për vitin e ardhshëm është parashikuar rikonstruksioni i një pjese të mirë të rrugicave të qytetit, si edhe rehabilitimi i lulishteve dhe hapësirave të tjera publike mes pallateve.

Për këtë qëllim, në buxhetin e Bashkisë së Kavajës për vitin 2019 janë parashikuar 35 milionë lekë. Krahas ndërhyrjeve që do të fillojnë vitin e ardhshëm, në Kavajë vijon puna edhe në të tjera projekte, siç janë shëtitorja e dytë e qytetit, parku i gjelbëruar etj.

Ndërhyrje të tilla rikualifikuese do ketë edhe në qendra të tjera të banuara të Bashkisë së Kavajës, si në Qerret, Synej, Golem etj.