Ballina Aktualitet Kavajë, 24 orë ujë të pijshëm në lagjen e Kollçakëve

Kavajë, 24 orë ujë të pijshëm në lagjen e Kollçakëve

Banorët e lagjes së Kollçakëve në qytetin e Kavajës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Bashkia e Kavajës bën të ditur se kanë nisur punimet për furnizimin me ujë të kësaj lagjeje.

Kryetari i bashkisë Isa Sakja thotë se është i angazhuar që uji i pijshëm të mbërrijë në shtëpitë e të gjithë banorëve të Kavajës.

Bashkia e Kavajës po punon sipas tij, në mënyrë intensive për furnizimin e banorëve me ujë 24 orë.