Ballina KULTURË Kavajë, 20-vjetori i Medresesë “H. A. Korça”, aktivitet arstistik i nxënësve të...

Kavajë, 20-vjetori i Medresesë “H. A. Korça”, aktivitet arstistik i nxënësve të shkollës (VIDEO)

Medreseja “Hafiz Ali Korça” e Kavajës ka festuar sot 20-vjetorin e themelimit me anë të një aktiviteti, që u organizua në mjediset e Pallatit të Kulturës “Kavaljon”.

Në qendër të aktivitetit ishin vetë gjimnazistët e Medresesë “Hafiz Ali Korça”, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe dhjetra prindër, mësues dhe të ftuar të tjerë. Pjesë e aktivitetit ishin edhe Myftiu i Kavajës, Besnik Leçini, dhe përfaqësues të Fondacionit Sema.

Drejtori i Medresesë, Ndriçim Gjini, theksoi rëndësinë e këtij institucioni arsimor për edukimin e brezave të rinj.

Që nga viti 1998, vit në të cilin Medreseja “Hafiz Ali Korça” u themelua, në bankat e saj janë ulur dhe kanë studiuar më shumë se 3600 djem dhe vajza.