Kavajë/20 vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, i ati arrestohet për armëmbajtje pa leje

41

Pas ngjarjes së rëndë ku një 20 vjeçare e identifikuar si B.K., në gjendje depresive qëlloi veten me armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë ndërhyrë për të zbardhur ngjarjen në fshatin Mengaj.

Nga hetimet ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga ajo, mbahej prej vitesh në banesë pa leje nga babai i saj.

Për këtë arsye u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.