Ballina Aktualitet Kavajë, 2 milionë lekë për rehabilitimin e rrugës Shtodhër-Helmas (VIDEO)

Kavajë, 2 milionë lekë për rehabilitimin e rrugës Shtodhër-Helmas (VIDEO)

Shumë shpejt, rruga Shtodhër-Helmas do të rehabilitohet tërësisht, duke e bërë shumë më të lehtë lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve të zonës. Bashkia e Kavajës, në buxhetin e këtij viti, nga të ardhurat e veta vendore, ka akorduar fondin prej 2 milionë lekë.

Pas përfundimit të procedurave të prokurimit, pritet të nisë puna për zbatimin e projektit.

Helmasi është një prej pesë njësive administrative të Bashkisë së Kavajës. Kjo njësi administrative përfshin disa fshatra, me një popullsi të përgjithshme prej më shumë se 3500 banorësh. Në buxhetin e këtij viti, sa i përket përmirësimit të infrastrukturës urbane në zonat rurale, Bashkia e Kavajës ka parashikuar zbatimin e një sërë projektesh.

Aktualisht, rruga nga Shtodhëri në Helmas është në gjendje të rënduar dhe rehabilitimi i saj mori vëmendjen e duhur në buxhetin e këtij viti.