Ballina Aktualitet Kavajë, 1 Qershori, koncert festiv me rastin e festës së fëmijëve (VIDEO)

Kavajë, 1 Qershori, koncert festiv me rastin e festës së fëmijëve (VIDEO)

Festa e 1 Qershorit ka mbledhur pranë bregdetit fëmijët e qytetit të Kavajës në një organizim të veçantë, në kujdesin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe të vetë Bashkisë së Kavajës.

Fëmijët e shumtë, nën shoqërinë edhe të prindërve të tyre, u bënë pjesë e festës, teksa u përfshinë në konkurse të ndryshme, në lojrat e organizuara, në numrat e cirkut etj.

Pjesë e festës ishte edhe kryebashkiaku Isa Sakja, i cili, teksa përshëndeti fëmijët, u ndal në punën e Bashkisë së Kavajës për të përmirësuar edhe më tej kushtet dhe infrastrukturën urbane për fëmijët në qytet.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për fëmijët, aktivitete të ndryshme u organizuan edhe në qendra të tjera të qytetit të Kavajës.