Katër të rinj të arrestuar për drogë, një tjetër futi sende të palejuara në burg

28

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën me drogë. Ata janë E. L., 20 vjeç, A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç.

Atyre iu gjetën tetë doza me lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën e kishte 20-vjeçari E. L.

Tre personat e tjerë u arrestuan për moskallëzim pasi ishin në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Ndërkaq, po në Tiranë, është vënë në pranga një 26-vjeçar.

Për këtë person Prokuroria e Elbasanit ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Futja apo mbajtja e sendeve të palejuara në I.E.V.P”.

Nuk saktësohet se për cilin rast bëhet fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here