Ballina Aktualitet Katër aksidente/ 6 persona të plagosur në rrugë

Katër aksidente/ 6 persona të plagosur në rrugë

Katër aksidente kanë ndodhur ditën e sotme në zona të ndryshme në Shqipëri.

Si pasojë e tyre kanë mbetur të plagosur 6 persona, ndërkaq 1 drejtues mjeti është arrestuar. Midis tyre gjenden dy të moshuar.

Aksidenti i parë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Drejtuesi me inicialet S.H., 30 vjeç teksa po udhëtonte me motoçikletë kishte si pasagjer një 11 vjeçar me inicialet A.H.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur më barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja e motoçikletës, dy të rinjë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Të aksidentuarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Një drejtues mjeti i tipi ‘ Ford’ ka aksidentuar një 70 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin ‘1 Maji’ në Elbasan. Mjeti drejtohej nga personi me inicialet L.B., 54  vjeç, banues në Elbasan.

Mësohet se, këmbësorja me inicialet K.F është dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një person i moshës 35 vjeçare ka goditur një 67 vjeçar.

I moshuari ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndërkaq sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’ është arrestuar në flagrancë në rrugën Kotë-Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë’.

Një automjet është përplasur me një motor në kryqëzimin e Blinishtit të Lezhës.

Dy personat që ndodheshin në motor janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës.

Sipas të dhënave të aksidentuarit ishin nga Kosova dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.