Ballina Showbiz Karl Lagerfeld, ikona e modës na ”tmerroi” me pamjen e fundit

Karl Lagerfeld, ikona e modës na ”tmerroi” me pamjen e fundit

Ai është një nga stilistët më të njohur të modës në mbarë botën. Ndaj dhe Karl Lagerfeld është lehtësisht i dallueshëm me pamjet e tij elegante dhe klasike.
Por në disa foto të fundit të publikuara nga “Daily Mail”, stilisti nuk njihej kur mbërriti në Champs-Elysee në Paris, i veshur me rrobat klasike të zeza, syzet e diellit dhe flokët e kapur.

85-vjeçari si rrallëherë u fotografua duke qeshur, vetëm se pamja e tij la pa fjalë të gjithë të pranishmit. Atij i mungonin disa dhëmbë, megjithatë nuk ngurroi të dilte i buzëqeshur para kamerave.

Sa i përket pamjes fizike, stilisti ka thënë në një intervistë të mëparshme se tashmë nuk shëndoshet dhe se pas një diete që zgjati 15 vite, ai mund të hajë çfarë të dojë dhe të mos fitojë asnjë gram.