Kapsolle dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese në bagazhin e makinës, procedohet penalisht 59-vjeçari në Durrës

70

Policia e Shtetit informon se ka sekuestruar kapsolle dhe fishekzjarrë, që ndodheshin në bagazhin e një makine, në Maminas.

Sipas policisë, është proceduar penalisht një 59-vjeçar, për posedim të mjeteve piroteknike.

Njoftimi i policisë:

 

 

Durrës

Policia e Durrësit kontrrolle të shtuara për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen në Maminas,  72 pako fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.

Procedohet penalisht tregtuesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve, në Maminas shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin N. Gj., i cili në bagazhin e makinës dispononte 72 pako me fishekzjarrë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, u procedua për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.