Ballina LAJME Kapshticë, tentoi të ikte nga Greqia, dështojnë planet e shqiptarit të dënuar

Kapshticë, tentoi të ikte nga Greqia, dështojnë planet e shqiptarit të dënuar

Një kontroll rutinë në doganën e Kapshticës ka dërguar në pranga një 59 vjeçar shqiptar. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i dënuar me 8 vite burg nga gjykata greke e Florinës.

Ai po tentonte të largohej nga Greqia nga kjo pikë kufitare, por duket se planet nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.