Ballina Aktualitet Kapshticë, kapen 10 sirianë në kufi

Kapshticë, kapen 10 sirianë në kufi

Policia Kufitare ka ndaluar 10 refugjatë në fshatin Vishocicë, pranë Kapshticës, ku kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër.

Refugjatët janë kapur në brendësi të tokës shqiptare, e janë të gjithë meshkuj nga Siria të grupmoshës 17-35 vjeç.

Pavarësisht udhëtimit disaorësh në këmbë, Policia Kufitare konfirmon se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Ndërkohë, ata po iu nënshtrohen procedurave të marrjes në pyetje në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit.